

Partneri, ka për t’ju dashur më shumë nëse do t’i evitonit këto gjëra. Në të kundërt, edhe mund t’i neveriteshit …
1. Prisni që ai t’u lexojë mendimet
Femrat shpesh presin që partneri i tyre t’u lexojë mendimet dhe të penetrojë deri në dëshirat dhe ndjenjat e tyre më të fshehta. Gabim.
2. Ju qëndroni gjithmonë pasive
Për shumë, kjo mund të duket e çuditshme, por meshkujve nuk u pëlqen gjithmonë që ta nisin ata të parët lojën në shtrat. Prandaj, mos hezitoni, merreni edhe ju ndonjëherë iniciativën dhe josheni atë me surpriza të nxehta në shtrat.
3. Mos i kërkoni kudo dhe kurdo seks
Ju i kërkoni që të kryeni marrëdhënie kudo dhe kurdo. Kjo mund të kthehet në një bezdi për mashkullin. Prandaj, mos e teproni me këtë gjë, sepse duhet ta dini se një gjë e tillë ia ul pikët një femre.
4. Flisni për tjetër gjë gjatë raportit
Flisni për tema që nuk kanë lidhje me seksin gjatë marrëdhënies, duke e dekurajuar shumë partnerin tuaj.
Sidomos, kur përmendni emrin e partnerit të dikurshëm, kjo është mëse e gabuar.
5. Nuk e mbani pastër higjenën tuaj
Siç ndodh me femrat, edhe meshkujt parapëlqejnë që të puthin një partnere aromatike dhe të pastër. Prandaj, mos harroni që të ndiqni rregullat e thjeshta të higjienës, aq të domosdoshme për partnerët. e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





