Transmetuar më 02-04-2013, 19:02

Tiranë, 2 prill 2013, NOA.al- Pas komenteve të Kryeministrit Sali Berisha lidhur me një bashkëpunim mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të opozitës.

Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se, “Interesant! Kur Kryeministri meket nga ngjarjet del e flet për fshatin. Të gënjejë fshatin dhe 4 vjet i vetmi iluzion që i ka mbetur. Koha për të ikur”.

Më herët kreu i qeverisë Sali Berisha bëri me dije se LSI është e hapur të vendosë në interesin e saj, duke shprehur bindjen se forca politike që ai drejton në zgjedhjet e 23 qershorit do sigurojë një fitore spektakolare.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit