Transmetuar më 02-04-2013, 18:51

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen në Buenos Aires, si pasojë e një stuhie të fortë që përfshiu qytetin gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar përmbytje dhe blackout elektrik.

Viktimat e kësaj stuhie janë dy të moshuar, të cilët mbetën të vdekur brenda banesave të tyre në lagjen Saavedra, si dhe një punonjës i bashkisë të cilin e vrau rrufeja teksa punonte në stacionin e Los Incas.

Shiu i nisur ditën e djeshme pas mesnate, arriti një nivel shumë të lartë, duke regjistruar plot 110 milimetra në më pak se 2 orë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit