
Të dhënat po ngarkohen...



Tiranë, 2 prill 2013, NOA.al- Një ndërtesë 3 katëshe është shembur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, pranë ish TEC-it.
Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al thuhet se në kohën e rrëzimit brenda godinës po punohej me matrapik, ndërsa dyshohej se brenda tij ka pasur një person.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar nëse në rrënojat e saj ka mbetur ndonjë person brenda. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes shprehen se në kohën e shembjes kanë dëgjuar të bërtitura, por ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
