

Tetovë 2 Prill 2013NOA.al/Tinka Kurti – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili kishte marrë në shumë qytete në Shqipëri e Maqedoni, titullin ‘Qytetar Nderi’, do ta ketë një titull mangët prej atyre që ka marrë deri tash.
Statusin si ‘Qytetar Nderi’ që e kishte pranuar më 31 janar 2013 nga këshilli komunal i Tetovës, tashmë është tërhequr me një vendim të datës 27 mars, publikuar në gazetën Zyrtarë të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Ky vendim ishte publikuar në Gazetën zyrtare të datës 27 mars dhe tanimë vetëm se ka hyrë në fuqi.
Anulimi i këtij vendimi kishte ardhur, nga Inspektorati Shtetërorë për Vetëqeverisje Lokale.
Ky inspektorat kishte reaguar nën pretekstin se nuk është respektuar parimi i sistemit të Badinterit.
Gjatë mbledhjes ku ishte marrë vendimi për ndarjen e këtij titulli, nuk kishin qenë prezentë këshilltarët maqedonas. Haradinaj ka pranuar disa tituj nderi nga bashkitë e Shqipërisë me t’u liruar nga Haga/t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





