Transmetuar më 02-04-2013, 14:24

Ferizaj, 2 prill 2013, NOA.al- Një sherr i nisur me motive të dobëta ka përfunduar me plagosje të rëndë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Viktima dhe autori kishin nisur të debatonin me njeri tjetrin, pas një konflikti që kishin prej disa kohësh, ku 16 vjeçari me iniciale S.R ka plagosur me thikë të dëmtuarin me iniciale Xh.H.

Si rrjedhojë e këtij konflikti i dëmtuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Ferizaj, por për shkak të dëmtimeve të rënda u nis drejt Prishtinës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit