Transmetuar më 02-04-2013, 13:58

Ralph është vlerësuar sërish për peshën e tij rekord plot 20 kilogramë. Është cilësuar si lepuri më i shëndoshë në botë i vlerësuar nga Guinness. Ralph, e kishte fituar këtë rekord në vitin 2010, por ishte sfiduar nga një tjetër lepur me emrin Dario, por pas tre vitesh ai është rikthyer sërish në vendin e parë duke fituar titullin.

Lepuri i njohur nëpërmjet fotografive në krah të të zonjës, jeton në Uckfield në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mëngjesi i tij përfshin një racion të mirë ushqim për lepuj, dy mollë, disa biskota, një karotë, një lulelakër dhe një kastravec.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit