

Tiranë, 2 prill 2013, NOA.al- Pas ftesës së Partisë Socialiste për koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka reaguar kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi.
Në fjalën e tij kreu i PSD tha se, LSI minimalisht duhet të kishte rrëzuar këtë qeveri si borxh ndaj shqiptarëve.
“LSI po largohet nga qeveria me leje të Saliut dhe si misionar i Berishës, PSD ka paralajmëruar me kohë se PD dhe LSI nuk mund të fitojnë së bashku. Dhe e vetmja mënyrë është që LSI të kërkojë vota në emër të së majtës dhe ti përdor në favor të së djathtës. Kjo dyshe ka bërë qeverinë më të dështuar”, deklaroi Gjinushi citon noa.al.
Ai shprehu bindjen se asnjë i majtë nuk mund të mashtrohet më nga kjo lojë e LSI dhe të votojë për të, duke shtuar se PSD shpreh hapur misionin e saj që është largimi i Sali Berishës për të çliruar Shqipërinë dhe largimi i Ilir Metës për të çliruar të majtën.
Në këtë linjë Gjinushi deklaroi se PSD është në shtëpinë e vetë në koalicionin opozitar, dhe LSI ëshët e tepërt, duke thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga ky koalicion.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





