Transmetuar më 02-04-2013, 12:56

Tiranë, NOA.al – Deputeti socialist shpall shkëputjen nga Partia Socialiste duke fajësuar kryetarin Edi Rama se ka minuar demokracinë e brendshme si dhe ka bërë koalicion me LSI, duke e cilësuar këtë aleancë si të papranueshme.

Koalicioni me LSI do t’i zhgënjejë shqiptarët, ai është një koalicion i papranueshëm, deklaroi z.Dogjani, ish drejtor policie disa vite më parë.

Kurse nënvizoi edhe të tjera arsyet që tha se e detyrojnë të largohem nga PS.

Arsye janë se kryetari Edi Rama janë mungesa e vlerësimit të punës së strukturave lokale të partisë, mungesa e demokracisë së brendshme, mënyra si është proceduar me listat e kandidatëve për deputetë, janë futur emra që nuk kanë asnjë vlerë për PS.

Z.Dogjani deklaroi se është detyruar të dalë si kandidat i pavarur për deputet në zonat e Kukësit, Hasit, Tropojës, duke shtuar se ishte detyruar nga Edi Rama që të vendosë ikjen nga forca më e madhe e opozitës. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit