Transmetuar më 02-04-2013, 12:25

Në Bruksel ka filluar raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç njoftoi zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijancic, Baronesha aktualisht është duke zhvilluar një takim bilateral me palën serbe. Më pas, Ashton do të takohet me delegacionin e Kosovës.

Ky është raundi i tetë i dialogut në nivel të lartë politik drejt një marrëveshje për veriun me qëndrime shumë të ndryshme të shprehura në Prishtinë kundër dhe në Beograd për pushtet ekzekutiv të një asociacioni-bashkësie të komunave me shumicë serbe.

“Besoj se marrëveshja është e mundur, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, është shprehur në një deklaratë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, udhëheqëse e procesit të dialogut Kosovë-Serbi drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ashton nisi t’i takojë fillimisht ndaras, e më pastaj do t’i takojë së bashku delegacionet e Kosovës dhe  të Serbisë. Kryeministri Hashim Thaçi, i nisur për në takimin e sotëm ka shprehur qëllimin dhe vullnetin e mirë të delegacionit kosovar që të arrijë marrëveshje, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, për funksionalizimin e plotë të shtetit kosovar në çdo cep të territorit.

Delegacioni kosovar kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi, bashkë me të janë edhe tre zv,kryeministra, përfshirë atë nga komuniteti serb, Slobodan Petroviç. Ndërsa delegacioni serb veç kryeministrit Ivica Daçiç edhe zv,kryeministrit të parë, Aleksandar Vuçiç do të jetë edhe një delegacion. o.k/noa.al

Thaçi u nis optimist për në takimin e sotëm në Bruksel me palën serbe

Thaçi raporton në Kuvend: Kemi hyrë në fazën më të vështirë për Serbinë

Thaçi: Serbia duhet të pranojë marrëveshjen për veriun

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit