Transmetuar më 02-04-2013, 11:23

Durrës, NOA.al (update) – Rezultoi i rremë  alarmi i mëngjesit të sotëm për vendosje bombe në qendrën e Kolaudimit të makinave në Shkozet. Forcat e policisë së Durrësit dhe strukturat e specializuara përfunduan kontrollet në mjediset e Ndërmarrjes së Kolaudimit të Automjeteve në Shkozet të Durrësit, nga ku rezultoi se “telefonata anonime kishte qënë keqdashëse.”

Noa.al mësoi se, forcat e policisë, ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe specialistët me qen antieksploziv ushtruan kontrolle për gati dy orë në të gjithë territorin e ndërmarrjes dhe në përfundim të tyre nuk ka pasur asnjë rezultat, çka do të thotë se alarmi ka qenë i rremë, shtuan burimet e policisë

09.50 Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në qendrën e Kolaudimit të makinave në Shkozet mëngjesin e sotëm. Telefonata anonime në orën 08.14 ka vënë vë alarm policinë, e cila menjëherë ka evakuar punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin aty.

Policia tha për NOA.al, se dyshohet se kemi të bëjmë me një alarm të rremë. Megjithatë është ushtruar kontroll i imtësishëm me aparatura antieksploziv dhe qentë.

Qendra e Kolaudimit te makinave ndodhet në zonën 14 në Shkozet, ne periferi të qytetit të Durrësit. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit