Transmetuar më 02-04-2013, 10:37

Shtëpia e Bardhë përsëriti thirrjen drejtuar Koresë së Veriut për të ndalur retorikën provokuese, por thotë se, Shtetet e Bashkuara nuk kanë zbuluar ndonjë mobilizim ushtarak nga Pheniani që të mbështesin kërcënimet ndaj SHBA-së dhe Koresë e Jugut.

Tensionet mbeten të larta mes kërcënimeve të Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut dhe zotimit të presidentes së Koresë së Jugut Park Geun Hye-së për të reaguar ashpër ushtarakisht ndaj çdo sulmi nga Pheniani; raporton Zëri i Amerikës.

Në ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara dërguan aeroplanë B-2 dhe F-22 në Korenë e Jugut, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatin aziatik.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se këto fluturime ishin pjesë e hapave të "matur" dhe të rëndësishëm për të siguruar aleatët dhe për të demonstruar vendosmërinë amerikane ndaj Phenianit.

Por ai tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj ndjekin nga afër retorikat e Koresë së Veriut dhe gjendjen në terren, dhe deri tani Uashingtoni nuk ka parë ndonjë ndryshim në shkallë të gjerë. "Pavarësisht nga retorika e ashpër që po dëgjojmë nga Pheniani, ne nuk po shohim ndryshime në sjellje ushtarake, të tilla si mobilizim në shkallë të gjerë dhe pozicionimin e trupave. Megjithatë, ne jemi vigjilentë dhe jemi duke monitoruar me shumë kujdes gjendjen koreane," tha zëdhënësi Carney.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit