

Tiranë, NOA.al – Kryeministri Sali Berisha është shprehur i hapur lidhur me lëvizjet e fundit politike në vend. Në një mesazh në Facebook ai i quan “njoftim” largimin e LSI-së nga qeveria. “Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale,” shkruan kryeministri.
“Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Se dyti, dua të garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet ne frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punoj me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit,” përfundon mesazhi i kryeministrit në Facebook.o.k/noa.al
Meta largohet nga Berisha, shkon te Rama. A do ta pranojë PS?
Takimi me Berishën, Meta: Sot 1 Prilli, çdo deklaratë e pabesueshme
Meta takim në zyrën e Berishës. Koka: Nuk kemi ftesë nga Partia Socialiste
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





