Transmetuar më 02-04-2013, 09:55

Një peshkop i Kishës Ortodokse serbe është vënë nën akuza të rënda për abuzime seksuale me të mitur. Policia e qytetit jugor serb, Vranjë ka nisur mbledhjen e dëshmive që akuzojnë peshkopin për pedofili, shkruan gazeta kosovare Express.

"Ne jemi duke investiguar një rast me urdhër të prokurorisë. Ne do të pyesim peshkopin, dhe prokuroria do të vendosë nëse do të paraqesë akuzën”, ka thënë një polic i qytetit të Vranjës për agjencinë e lajmeve "BIRN".

Kisha Ortodokse serbe ende nuk ka dalë në një deklaratë për këtë skandal. Ajo ndodhet nën presion dhe shumë zëra i bëjnë thirrje që të thyej heshtjen.

Pretendimet e vazhdueshme për pedofili kundër peshkopit Pahomije dhe mungesa e një reagimi nga ana e kishës kërcënon reputacionin e vetë institucionit dhe ndikimin që ajo ka në shoqëri.

Më 21 mars të këtij viti, medat serbe kanë botuar një dëshmi të një 24-vjeçari, Nemanja.S , i cili deklaroi se Pahomije kishte abuzuar seksualisht kur ai ishte 16 vjeç.

Nga ana e vet peshkopi Pahomije, i cili ka mohuar pretendimet deklaroi se, “ai është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo thirrje nga policia apo prokuroria në lidhje me rastin.

Peshkopi Pahomije është përballuar në gjyq për pedofili në vitin 2003 dhe është liruar."o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit