Transmetuar më 02-04-2013, 01:33

Pas ushqimit të gjithë ndihemi paksa të fryrë dhe për të rritur tretjen madje dhe në mënyrë të shpejtë, ne ecim ose pijmë lëngje apo hamë dhe fruta. Por disa nga ato që bëjmë janë në kundërshtim me tretjen pasi nuk e ndihmojnë aspak.

Ja se çfarë nuk duhet të bëni menjëherë pas ushqimit.

Mos flini

Kur ju ia fusni gjumit pas te ngrenit, kjo është mënyra më e mirë për të penguar tretjen e ushqimeve. Ndaj i thoni jo gjumit pas buke, qoftë dhe dremitjes, pa kaluar rreth dy orë nga e ngrëna.

Mos bëni banjë

Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.

Mos hani fruta

Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para vaktit të të ngrënit, sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre. Ndaj ata që deri sot e kanë ditur se një frut pas buke bën mirë, të heqin dorë. Ka plot orë të tjera gjatë ditës për të shijuar frutat.

Mos pini çaj

Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).

Mos pini cigare

Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.

Mos ecni

Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos e lironi rripin

Mund të shkaktojë bllokim apo ngatërrim të zorrëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit