Transmetuar më 01-04-2013, 23:57

Kriza ekonomike në Greqi ka viktimat e saj edhe në fushën kulturore. Të premten e shkuar, libraria historike e Athinës “Vivliopoleio tis Estias” ka lajmëruar mbylljen e aktivitetit pas plot 128 vitesh. Libraria i kishte hapur dyert në vitin e largët 1885 nga gazetari Giorgios Kasdonis, i cili ishte transferuar në Greqi nga Bukureshti. Shumë shpejt libraria u kthye në një pikë takimi mes shkrimtarëve, njerëzve të kulturës, gazetarëve dhe politikanëve dhe kështu mbeti për një shekull.

 Aktiviteti do të vazhdojë vetëm për shtëpinë botuese. Në vitin 1885 shtëpia botuese e Estias publikoi librin e parë të titulluar “Antologjia e djaloshit”. Që atëherë janë botuar 11 mijë tituj mes të cilëve emra të njohur të shkrimtarëve grekë, duke filluar nga klasikët si Alexandros Papadiamantis dhe Costis Palamas e deri te bashkëkohorët si Thanasis Valtinos. "Ishte një librari historike”, ka thënë shkrimtari Vassilis Vassilikos, autor i romanit shumë të famshëm “Z”. “Mbyllja e një librarie me një histori si e saj është shumë e trishtueshme. Pyes veten se çfarë do të na mbesë në fund, vetëm zinxhirat në dyert e librarive?”, përfundon ai.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit