Transmetuar më 01-04-2013, 22:59

Kolesteroli është armiku numër një i arterieve tona. Për ta mbajtur nën kontroll shpesh jemi të detyruar të heqim dorë prej shumë ushqimeve, dhe pavarësisht sakrificave ato asnjëherë nuk duken të mjaftueshme. Por si munnd të kontrollojmë nivelin e kolestrolit në mënyrë krejtësisht natyrore? Sipas një studimi të “The Florida State University”, sekreti gjendet tek molla. Të hash mollë rregullisht ul nivelin e kolesterolit “të keq” me 23 përqind.

Molla i vjen në ndihmë grave gjatë menopauzës

Rreth 160 gra i janë nënshtruar këtij studimi, mes moshës 45 dhe 65 vjeçare. Gjatë studimit të gjatë u monitorua niveli i kolesterolit dhe nga analizat doli se konsumi i rregullt i mollës çon në uljen e sasisë së kolesterolit të keq. Për vetëm gjashtë muaj trajtim kolesteroli u ul te gratë me 23 përqind.

Ndërkaq studimi ka treguar se molla gjithashtu ngre nivelin e kolesterolit të mirë. Një rezultat ky, krejtësisht i papritur edhe për studiuest vetë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit