
Shkup, 1 Prill 2013 NOA.al/ Naser Pajaziti – Gjykata Administrative në Maqedoni sot pritet të vendosë përfundimisht mbi ankesat e partive politike për të përmbyllur procesin e votimit të raundit të parë.
Sipas kodit zgjedhor, kjo gjykatë është instanca e fundit ku partitë pas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dorëzojnë ankesat për parregullsitë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.
Partitë politike kanë dorëzuar 142 ankesa për parregullsi dhe manipulime gjatë procesit të zgjedhjeve më 24 mars, raporton gazetari i noa.al në Shkup. Asnjëra prej partive shqiptare BDI, PDSH dhe RDK nuk kanë dorëzuar ankesa, ndërsa numri më i madh i ankesave janë bërë nga opozita maqedonase e udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit, shumica e komunave u fituan nga partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa një pjesë e madhe e komunave janë në balotazh. n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





