Transmetuar më 01-04-2013, 19:55

Duket se prania e Surit i ka mjaftuar që të kalojë Pashkë të gëzuara në New York. Aktorja 34 vjeçare Katie Holmes është fotografuar me të bijën gjatë ditës së Pashkëve teksa zbrisnin nga makina për në kishë.

E veshur me një xhaketë të errët, Katie mbante veshur një fustan rozë të ndezur, ndërsa hedhur kishte një shall blu të errët.

Katie mbante një çantë të zezë në dorë bashkëngjitur me një rozë, e cila duket se i përkiste vajzës së saj.

Sakaq Suri mbante veshur një fustan ngjyrë pana dhe një xhaketë të errët thuajse si e ëma, ku edhe flokët i kishin të mbledhura njëlloj.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit