Transmetuar më 01-04-2013, 17:42

Moustafa Ismail 24 vjeç shprehet se hekuri është një element shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut dhe forcën e tij.

24 vjeçari nga Egjipti fitoi çmimet Guinness World Record, për muskujt më të mëdhenj në botë, të njohur si bicepsa.

Dieta e tij përfshin mish, karbohidrate dhe ujë. Në fëmijërinë e tij Moustafa tregon se ishte i mbushur, prandaj vendosi të kishte muskuj si Arnold Schwarzenegger dhe nisi stërvitjen.

Por ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në filmin vizatimor, ku spinaqi është element kryesor për forcimin e muskujve, Ismail tregon se është alergjik ndaj tij dhe nuk e konsumon aspak.

 Edhe pse është komentuar shpesh se muskujt e tij nuk janë real, ai iu është nënshtruar një sërë testimesh, prej nga ka rezultuar e kundërta, duke e bërë 24 vjeçarin të ndihet krenar.

Ismail shprehet se për të arritur një formë të tillë trupore i nënshtrohet një stërvitje të egër, përmes së cilës mban muskujt në formë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit