



Tiranë, 1 prill 2013, NOA.al/ Ariola Ymeraj – Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament duke iu referuar ligjit për planifikimin e territorit, deklaroi se merr fund një epokë e cila betonoi Tiranën, pasi tani ka një plan rregullues.
“Ju sapo diskutuat kushtetutën e zhvillimit të kryeqytetit të vendit, kushtetutë kjo që u mor peng 11 vite me radhë nga një klan miliarderësh të Partisë Socialiste të cilët nuk lejuan që kryeqyteti të bëhej me planin rregullues dhe të jetë i vetmi kryeqytet në Europë pa një plan rregullues, një plan i premtuar që në muajin e parë të mandatit, nga kryetari aktual i Partisë Socialiste, por një plan i shtyrë për të mos u realizuar kurrë prej tij. Ndryshimet e votuara në përputhje me planin kanë një rëndësi të madhe sepse ato i heqin autoritetit qendror të gjitha kompetencat e mëparshme nga regjimi i kaluar dhe i kalojnë kryetarëve të bashkive dhe komunave të vendit, ky ligj hap siparin e Tiranës moderne”, deklaroi Berisha, citon noa.al.
Ai tha se Tirana së shpejti në një hark të shkurtër 2 vjeçar, i jep një hov zhvillimit të bulevardit të ri, merr një gjerësi më të madhe se ekzistuesi dhe ky bulevard do shndërrojë zonat periferike të Tiranës, në zona të metropolit, të cilët do të kenë bulevardin ndër më të bukurit në Europë, pasi ky bulevard i dedikohet kombit.
Sipas tij shqiptarët kanë përjetuar një moment dhe po përjetojmë një moment të rëndësishëm për Tiranën, sepse Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, pasi tani merr fund me këtë votim të sotëm në parlament dhe taktika e shpërblimit me leje ndërtimi dhe bërja milionerë brenda natës vetëm se kishin teserën e PS dhe paguanin 20% pa bërë fjalë.
Berisha tha se tani nuk kërkohet më tesera e asnjë partie, por se tani për pronën do shpërblehen të barabartë mes të barabartëve, dhe se i jepet fund një urrejtje patologjike 20 vjeçare ndaj tiranasve autoktonë.
“Epoka e Edvinit groposet në mënyrë përfundimtare në kushtetutën e re të Tiranës, ajo ishte koha e betonit, e shkatërrimit. A e dini ju që vila e Dajtit ka një mandat mbrapa. Në kohën e Ramës Tirana ishte më e ndotura”, deklaroi Kryeministri. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





