Transmetuar më 01-04-2013, 13:16

Tre të rinj kanë humbur jetë në autostradën Shkup – Veles, në afërsi të Petrovecit. Bëhet fjalë për tre të rinj nga qyteti i Shtipit të moshave prej 18 deri 25 vjec.

Tre të rinjtë nga Shtipi janë Stefan Nikollov (22), Bojan Borçevsi (25) dhe Jani Dimitriev (18). Ata kanë humbur jetën në vendngjarje.

Policia lokale raporton se djemtë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi rreth 200 metra në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Petrovec.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se tre të rinjtë që ishin në makinën e markës “Volkswagen" e tipit "Polo” kanë humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit dhe janë përplasur në mbrojtësen e autostradës dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin nën rrugën e autostradës.

Policia thotë se është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe pritet të publikohen detajet nga hetimet e këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit