

Kryeministri Sali Berisha priti sot për rreth 40 minuta në zyrën e tij kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe kryetarin e Grupit parlamentar të LSI_së, Lefter Koka.
Pas takimit Koka i tha gazetarëve se, “për koalicionet do të vendoset në ditët në vijim”, por siguroi se, “LSI do të marrë vendimin e duhur në shërbim të Shqipërisë.”
I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar tha se, “nuk ka një ftesë zyrtare nga PS për LSI-në.”
Takimi mes kryeministrit Berisha dhe aleatit të tij, Meta, vjen vetëm një ditë pasi Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella i bëri thirrje kreut të LSI-së Ilir Meta që të bashkohet me PS-në për të arritur një fitore në 23 qershor.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





