Transmetuar më 01-04-2013, 10:20

Shqipëria dhe Egjipti kanë tashmë një program të përbashkët bashkëpunimi, kulturor, shkencor e teknik, për të cilin nënshkruan dje ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti dhe ai egjiptian Mohamed Kamel Amr.

Gjatë vizitës që ministri ynë i Punëve të Jashtme, po zhvillon në Egjipt është diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën ekonomike, tregtare, arsim, kulturë e shkencë, njofton Zyra e Shtypit në MPJ.

Në takim me, kryeministrin e Republikës Arabe të Egjiptit, Hisham Qandil, ministri Panariti ka deklaruar se, Qeveria shqiptare inkurajon investimet egjiptiane në Shqipëri si në fushën e energjitikës, turizmit, bujqësisë dhe transportit. Me këtë rast ai kërkoi vlerësimin e mundësisë për vendosjen e një linje direkte fluturimi Tiranë-Kajro.

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe posaçërisht dialogun Kosovë – Serbi, ku Panariti shprehu besimin se të dy palët do të arrijnë së shpejti një marrëveshje mes tyre. Ai shprehu vlerësimin për raportet që janë vendosur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Egjiptit vitet e fundit si dhe falënderoi për mbështetjen që Egjipti i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin në Bankën Botërore, FMN dhe BERZH. Me këtë rast, ai shprehu dëshirën për formalizimin e njohjes së Shtetit të Kosovës nga Egjipti.o.k/noa.al

Panariti pritet në takim nga Morsi: Së shpejti Egjipti njeh Kosovën

Panariti tur vizitash në Egjipt, Jordani dhe Liban

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit