

Reperi amerikan, Snoop Dogg, thotë se, “ai ende është reperi më i mirë, edhe pse i ka kthyer shpinën llojit të muzikës me të cilin njihet.” Snoop Dogg që është kthyer në Snoop Lion për shkak se iu bashkua muzikës reggae për të krijuar dhe albumin e ri “Reincarnated”, e krahason veten me Michael Jordanin.
“Jam si Michael Jordani. Ai ka fituar tri kampionate të NBA dhe më pas vendosi që të pushonte një vit për të luajtur bejsboll, për shkak se e dashuroi sportin. Ai ishte i keq në bejsboll dhe njerëzit kërkuan që ai t’i kthehej basketbollit. Dhe ai e veshi përsëri fanellën me numër 23 dhe fitoi edhe tri kampionate tjera”.
“Unë? Unë jam në një fazë ku kam fituar aq shumë kampionate në hip hop dhe dua të shoh nëse mund ta bëj këtë edhe në reggae. Dhe nëse nuk funksionon, unë përsëri mund ta vesh fanellën time të hip hopit dhe t’i kthehem atij sporti. Mund t’i kthehem botës së hip hopit dhe të dominoj përsëri”, është shprehur Snoop Dogg.o.k/noa.al
Rrëfehet Snoop Dogg: Konsumoj 81 cigare hashash në ditë
Snoop Dogg bëhet drejtor kreativ
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





