Transmetuar më 01-04-2013, 08:44

Tiranë, 1 Prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë, 1 prill 2013.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “ Zhdukja e Bleonës, arrestohet studenti.”

Tituj të tjerë të gazetës:  “Koalicioni me LSI dhe votimi i tre Ligjeve të Brukselit, Rama mbledh kryesinë e PS.”

“Blushi Evropa në krizë, për shkak të kishës e partive.”

“Nëna e 19 vjeçare, pse e vrau im shoq vajzën.”

“Jera Kruja, sfidat e drejtimit të Fakultetit të Mjekësisë.”

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Trafik të miturish në Zapod, rihapet dosja. Merret sërisht në pyetja halla e vajzës së zhdukur.”

Tituj të tjerë të gazetës janë; “PD u ofron emigrantëve, bileta falas.”

“Pitella forcon thirrjen për bashkimin PS-LSI.”

“Nga Xhani De Biazi tek Stefan Fyle.”

“Sheri për avllinë, sqepar në kokë kunatës.”

“Një lagje pa kazanë plehrash, ankohen banorët.”

“Adoleshtja denoncon babanë për përdhunim.”

“A po funksionon rregullimi i tregjeve.”

Gazeta “Koha Jonë” ka në faqen e saj të parë këto tituj;  “Ndërtimet deri në 1991, hapat për marrjen e tapisë.”

Tituj të tjerë janë: “ X-factor 2, Arilena “rrëmben” trofeun.”

“Rama ftesë emigrantëve, ejani të festoni.”

“Haxhinasto: misioni i LSI, një politikë pa konflikte.”

“Berisha: Edhe shqiptarët kaluan një periudhë ringjalljeje.”

“Thirrja e Piteles, për Ramën e Metën. Harasani: Flet si i dehur.”

Gazeta “Mapo” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Ndryshon qëndrimi PS, plan për të votuar tri ligjet e Brukselit.”

Tituj të tjerë janë: “Dekretet e bllokuara të gjykatësve,sot prova e dytë PD-LSI në Kuvend.”

“Arrestimi i një studenti rizgjon shpresat për Bleona Matën.”

“Apeli  Shteti braktis kërkimet për Julianin, familjarët në ankth.”

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Pasuritë e krimit,ngrijnë 8 milionë euro  zbulohet raporti i vitit 2012 nga drejtoria e pastrimit të parave.”

Tituj të tjerë janë: “Koalicioni me LSI-në,forumi i PS vendos nesër”

“Matura shtetërore ,zbardhet rregullorja e provimit dhe datat”

“Policia: Kemi rrjet trafikimi fëmijësh, kapet 20-vjeçari Isa.”

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit