

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Korenë e Jugut një seri avionësh luftarakë "F-22", njofton gazeta "Wall Street Journal" duke cituar burime nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
"Xhetët luftarakë mbërritën gjatë orëve të fundit në bazat amerikane në Jug të gadishullit korean dhe dislokohen në bazën e krijuar në Japoni, në Kadena. Bëhet fjalë për hapin më të fundit demonstrativ nga pala amerikane lidhur me shfaqjen e kapaciteteve të avancuara ushtarake si alterantivë për të dekurajuar dhe zmbrapsur provokacionet e Koresë së Veriut", theksonte e përditshmja amerikane.
Ndërkaq udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-un ka premtuar përforcimin e arsenalit bërthamor në hapjen e punimeve të takimit plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve Kcna.
Sipas agjencisë, Pheniani do të përmirësonte mekanizmat e siguresave me bazë bërthamore "në cilësi dhe në sasi" për të kontestuar kërcënimet e "ardhura nga pala amerikane." Kim, ka shtuar se do të promovonte ndërtimin ekonomik dhe zhvillimin e kapaciteteve bërthamore "në mënyrë simultane", ku garantoi se Koreja e Veriut do të lëshojë në hapësirë të tjerë "satelitë".o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





