
Të dhënat po ngarkohen...

Don Payne, skenaristi dhe producenti i “Simpsonave” të famshëm, ndërroi jetë në moshën 48 – vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Miku i tij dhe bashkë skenaristi John Frink, ka thënë për gazetën “Los Angeles Times”, se Payne vuante prej kancerit në kocka dhe se ndërroi jetë ditën e martë në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Payne ka fituar katër çmime Emmy për kartonat “The Simpsons”. Ai gjithashtu është skenarist i filmit “Thor”, “Katër fantastikët dhe Silver Surfer”, si dhe i disa filmave të tjerë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
