



Shkup, 25 mars 2013, NOA.al- Rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së djeshme në Maqedoni, kanë sjellë një surprizë të këndshme për shqiptarët.
Pas 70 vjetësh komuna e Kërçovës është fituar nga shqiptarët, duke iu shtuar komunave të tjera të fituara nga partitë shqiptare në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në Çair të Shkupit, në Dibër të Madhe, në Saraj të Shkupit dhe në komunën surprizë të Kërçovës, e fituar nga kandidati i BDI, Fatmir Dehari .
Sakaq koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja siç raporton INA, ka fituar 54 komuna, koalicioni i LSDM-së 7, BDI 12, PDSH-ja, Partia Përparimtare Serbe në Maqedoni, Rilindja Demokratike Kombëtare, Partia Demokratike e Turqve dhe Lidhja e Romëve në një komunë.
Dy komuna janë fituar nga kandidatë të pavarur, ndërsa mësohet se pjesëmarrja në votim ka qenë 67.06 për qind. Ndërkaq 8 komuna shqiptare janë në balotazh.
Rezultatet në komunat shqiptare:
HARAÇINË
Në raundin e dytë shkojnë kandidati i BDI-së, Brahim Ajvazi dhe kandidati i pavarur Bastri Bajrami. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.
BOGOVINË
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së, Hazbi Idrizi. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.
VRAPÇISHTË
Në raundin e dytë do të garojnë kandidati i BDI-së, Bajram Kadrija (4236) dhe kandidati i PDSH-së Isen Shabani (3844). BDI ka fituar shumicën në Këshillin komunal.
GOSTIVAR
Në raundin e dytë gara do të zhvillohet mes Rufi Osmani – RDK 14.278 dhe Nevzat Bejta – BDI 13.577
(Kandidati i PDSH në Gostivar, Miat Sadiku ka fituar 2805 vota)
Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI e cila ka fituar 11.282 vota, RDK 10.764 vota. PDSH 3015 vota.
DIBËR
Kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata ka fituar që në raundin e parë me 6056 vota, ndërsa i dyti është radhitur kandidati i pavarur Ibrahim Kolari me 1230 dhe kandidati i PDSH-së me 1144 vota.
Në Dibër Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.
ZHELINË
Kandidati i BDI-së, Fatmir Izairi ka fituar që në raundin e parë me 4985 vota, kandidati i PDSH-së, Latif Arifi ka fituar 3920 vota. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.
KËRÇOVË
Fitore e kandidatit të vetëm shqiptar Fatmir Dehari nga BDI përballë kandidatit maqedonas të koalicionit gjithëmaqedonas Bllagoja Despotovski – kandidat i VMRO-DPMNE.
Fatmir Dehari – 17.041
Bllagoja Despotovski – 15.530
Në Kërçovë gjithashtu edhe Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI e cila ka fituar 16.682 vota, ndërsa koalicioni maqedonas i prirur nga VMRO-DPMNE dhe LSDM ka fituar 14.900 vota.
KUMANOVË
Në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët e partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.
Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE është në epërsi me vota 20.759, ndërsa kandidati i LSDM, Zoran Damjanovski dhe udhëheqës i deritanishëm i komunës ka fituar 19.320 vota.
Në komunën e Kumanovës në raundin e dytë do të jetë vendimtare vota e shqiptarëve.
Partitë shqiptare kanë fituar këto vota për Këshillin komunal që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
BDI – 6104 vota
PDSH – 3255 vota
RDK – 1630 vota
LIKOVË
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm, Sadulla Duraku me 6073 vota, përballë kandidatit të PDSH-së, Murtezan Idrizi me 5303 vota. RDK ka fituar vetëm 371 vota.
PLLASNICË
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së, Ismail Jahovski me 1.585 vota përballë kandidatit të partisë turke TDP me 1200 vota.
RESNJË
Do të organizohet raundi i dytë, ku votat e shqiptarëve do të jenë vendimtare. Në garë do të vazhdojnë kandidati i VMRO-DPMNE, Gjoko Strezovski (5387) dhe kandidati i pavarur Dimitar Buzlevski (3117). Kandidati i BDI-së, Osman Shukriu ka fituar mbi 1 mijë vota, ndërsa ai i PDSH-së, Muamer Sabriu 129 vota. Vota shqiptare edhe në këtë komunë do të jetë vendimtare për fitore.
SARAJ
Në Saraj që në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm Bekim Murati me 8880 vota.
Kandidati i PDSH-së, Hazbi Nuredini ka fituar 6369 vota.
Këshilli komunal në Saraj do të udhëhiqet nga BDI.
STRUGË
Në Strugë do të organizohet raundi i dytë, ku në garë vazhdon kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, i cili shkon në raundin e dytë me kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM, Vladimir Koçoski.
Zijadin Sela – 11.414 vota
Arben Labënishti – 9.354 vota
Vladimir Koçoski – 14.497 vota
Këshilli komunal në Strugë do të udhëhiqet nga koalicioni i partive maqedonase, ndërsa e dyta me vota radhitet lista e PDSH-së.
Lista për këshillin komunal:
VMRO-DPMNE dhe LSDM – 14.193 vota
BDI – 8600 vota
PDSH – 9332 vota
RDK – 2677 vota
STUDENIÇAN
Në Studeniçan do të ketë raund të dytë zgjedhor, ku në garë do të jenë kandidati i BDI-së, Fati Iseni që ka fituar 3567 vota, me kandidatin e PDSH-së, Azem Sadiku 2971 vota. Kandidati i RDK-së, Meshair Ismaili ka fituar mbi 1500 vota.
Këshilli komunal në Studeniçan do të drejtohet nga lista e BDI-së.
TEARCË
Në Tearcë do të ketë raund të dytë zgjedhor, ku në garë do të vazhdojnë kandidati i PDSH-së, Ruhan Iljazi me 4399 në një diferencë të ngushtë me kandidatin e BDI-së, Isen Asani që ka fituar 4387 vota.
Ramadan Idrizi i RDK ka fituar 1533 vota.
TETOVË
Tetova si një nga qendrat e shqiptarëve në Maqedoni do të jetë në raundin e dytë, ku në epërsi është
Kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi – 18.429 vota
Kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti – 15.116 vota
Kandidati i RDK-së, Izet Zeqiri – 2.250 vota.
Këshilli komunal i komunës do të drejtohet nga BDI,
BDI – 16.909 vota
PDSH – 13.538 vota
RDK – 2.191 vota
VMRO – DPMNE – 7.400 vota
LSDM – 4.002 vota
Partia turke TDP – 1.411 vota
ÇAIR
Në komunën e Çairit, kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm, Izet Mexhiti ka fituar që në raundin e parë.
Izet Mexhiti (BDI) – 16.077 vota
Muhamed Thaçi (PDSH) – 5627 vota
Gykten Haziri (RDK) – 891 vota
Këshilli komunal i Çairit vazhdon të udhëhiqet nga BDI.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





