

Stilisti Italian Xhani Versaçe u vra me armë në Miami në vitin 1997 në kulmin e aftësisë së tij krijuese, kur kishte shënuar jo vetëm nivelin më të lartë të shtëpisë së tij të modës, por edhe të kulturës së modës që ai kishte krijuar.
Libri "Shtëpia Versaçe: Historia e pa treguar e gjeniut, vrasjes dhe mbijetesës", nga Deborah Ball, tregon historinë sesi Xhani së bashku me motrën e tij ekstravagante Donatella si ndihmëse, jo vetëm që u bënë pararoja e modës së viteve ’90-të, por dhe simbole të kësaj epoke.
"Vitet 90-të po shohin globalizimin, internetin, krijimin e pasurive gjigante dhe median që nuk ngopen me këto",- thotë Ball, 41 vjeçare. Xhani "ishte në gjendje të përballonte të gjithë këtë, njëherazi".
Libri prej 320 faqesh nis me njohjen fillestare të Xhanit nga prejardhja e tij modeste, deri te ngjarjet e 10 vjetëve pas vrasjes së tij në moshën 50 vjeçare, teksa po kthehej në shtëpi nga dyqani-lokal.
Përgjatë këtij rrugëtimi, libri jep detaje interesante për ekseset ekonomike dhe të jetesës së viteve ’90-të, industrinë e sendeve të luksit dhe aspektet e biznesit të madh të modës.
Nën drejtimin e Xhani Versaçes, stili u ngrit nga nënshtrimi në shkëlqim dhe famë. Fama e modës ishte çelësi dhe dinjitarët e saj përfshinin dhe princeshën britanike Diana.
Por në historinë e saj, Ball shkruan se dinastia e familjes me ndihmën e vendimmarrjes së vëllait të Xhanit, arriti të dallonte ndryshimin e të ardhmes së veshjeve të grave.
"Shijet e tij përkuan me ato të gjeneratës perëndimore të lulëzimit ekonomik",- tha Ball.
Versaçe, një homoseksual, i dha forcë emrit të tij në hapat e parë, duke prodhuar jo vetëm rroba por dhe parfume, kozmetike, ora dhe orendi shtëpiake.
Ngritja e tij u bë pjesërisht e mundur për shkak të uljes së çmimeve të udhëtimit me avion, që i lejoi blerësve japonezë dhe amerikanë akses të shpejtë në Europë. Por edhe revista e njohur American Vogue, që zakonisht fokusohej në stilistët amerikanë, tani po mbulonte më shumë shtëpi europiane të modës.
Interneti gjithashtu shtoi përçimin mediatik të shfaqjeve të modës në Nju Jork, Paris, Milano dhe Londër, në vende të tjera si Koreja e Jugut, Rusi dhe Brazil, ku fitimet e industrisë vinin gjithnjë në rritje, thotë Ball.
Aftësia e Versaçes për njohjen botërore të modeleve të tij si Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista dhe Cindy Crawford i shtohej gjithashtu tërheqjes.
Vdekja e tij nga dora e një vrasësi serial është një nga pjesët qendrore të librit dhe hap një fazë të re në të. Papritur, Versaçe i lë perandorinë e tij prej 2 miliardë USD, mbesës së tij 11 vjeçare, bijës së Donatella-s, Allegra, duke i lejuar motrës së tij të marrë kontrollin e biznesit të krijimtarisë.
Donatella, e cila merrej shpesh me figurat e njohura të industrisë, kishte dhe problemet e saj personale për të zgjidhur, dhe grindjet familjare me Santos nuk ndihmuan në këtë tranzicion.
Eksperienca e Ball në raportimin gazetaresk shpjegon dhe vëmendjen e kushtuar detajeve në rreth 220 intervista të kryera me miq të familjes, rivalë dhe klientë. Ball shpjegon se nuk ishte vdekja e Xhani Versaçe-s që krijoi problemet për shtëpinë e modës, por mënyra sesi kultura e krijuar u përdor kundër tyre.
Rënia ekonomike dhe zgjuarsia e stilistëve bëri që ata të paguanin persona VIP të uleshin në shfaqjet e tyre. Të famshmëve u ofroheshin rroba pa garancinë se ato të visheshin në publik.
Në të njëjtën kohë, biznesi i madh u bë gjithnjë e më shumë pjesë e kulturës së modës. Kompanitë e mëdha me shumë marka sendesh luksoze bënin ulje të mëdha çmimesh në revistat e modës, duke reduktuar tregun e rivalëve të vegjël si Versaçe.
Shitjet e kompanisë Versaçe ranë pas vdekjes së Xhanit, edhe me ndihmën e menaxherëve të biznesit dhe reduktimin e problemeve personale të Donatelës.
Ball nuk jep "profeci" për të ardhmen e Versaçes teksa kompania Allegra merr kontrollin e saj, e së bashku me të dhe të motrës e vëllait të Xhanit.
Donatella "mund të mos dijë të trajtojë mirë klientët",- thotë Ball, duke theksuar se moda Versace është vështirë të shitet në një ekonomi të dobësuar. Dhe "misteri më i madh është ajo që Allegra parashikon për kompaninë".
Shtepia e Versace, ne Miami, Florida – SHBA
Koleksioni i ri 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





