Transmetuar më 25-02-2013, 09:59

Vrasja e kryekomisarit, i dyshuari Frroku flet nga burgu në Greqi

Tiranë, 25 shkurt 2013, NOA.al- Kryekomisar Dritan Lamaj i ekzekutuar prag mbrëmjen e djeshme në një pritë në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, dyshohet se kishte konflikte të cilat ishin bërë edhe publike.

Pista e parë për vrasjen e specialistit në drejtorinë e hetimit dhe parandalimit të krimit të Policisë së Shtetit, i cili deri para pak kohës ishte shefi i komisariatit nr.6, është ajo e konflikteve për shkak të detyrës.

Dritan Lamaj 41 vjeç, para disa kohësh kishte deklaruar publikisht se ishte kërcënuar me jetë, për shkak të detyrës, kohë kur ishte shef i komisariatit nr 6 në kryeqytet.

Lamaj siç raporton noa.al kishte krijuar konflikte edhe me disa biznese në zonën e Kombinatit, territor në të cilin vepronte si kreu i uniformave blu, ndërsa një tjetër femër e kishte denoncuar për dhunë të ushtruar nga kryekomisari në ambientet e komisariatit, rast i cili asokohe u bë edhe publik.

Deri më tani në ambientet e policisë janë shoqëruar mbi 40 persona si dëshmitarë, të dyshuar apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë këtu se ekzekutimi mafioz mbi babanë e një vajze, ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, ndërkohë që policia pak pas ngjarjes njoftoi se një automjet tip BMW me targa të Durrësit është shpallur në kërkim, nën dyshimin se me të janë larguar autorët.

Policia e Shtetit ka ofruar shumën 100 mijë USD ose mbi 100 milionë lekë të vjetra për të gjetur vrasësit e zyrtarit të policisë me gradën kryekomisar. Policia publikoi edhe numrin celular për kontakt për gjithë personat që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve: 00355 694102932

Dritan Lamaj, aktualisht punonte specialist në drejtorinë e hetimit dhe parandalimit të krimit të Policisë së Shtetit, ishte në makinën e tij me targa TR2564 N duke ardhur nga zona e Tiranës së Re për në bllokun “Vasil Shanto”, ku edhe banon, kur u qëllua në rrethana ende të paqarta.

Dyshohet se kanë qenë dy persona ata të cilët kanë hapur zjarr ndaj komisarit Lamaj, duke e qëlluar me breshëri arme zjarri automatike.

a.y/noa.al

Kryekomisari vritet në atentat, policia ofron 100 mijë USD

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit