Transmetuar më 22-02-2013, 17:36

Të dua, e shkruar në të gjitha gjuhët e botës. Një mur i posaçëm, për këtë frazë dashurie, me një sipërfaqe prej 40 metrash katrorë, me 612 kuadratë të smaltuar për të shkruar deklaratën dashurore.

"The wall of love you’s" gjendet në lulishten “Abbesses” në zemër të lagjes Montmartre, në Paris të Francës.

Ideatorët e këtij muri janë artistë Federico Barone dhe Claire Kito.

“Të dua është shkruar për më shumë se njëmijë herë, në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të botës, pohon Barone.

“Ky mur është krijuar si vend takimesh për të dashuruarit por jo vetëm. Shpërthimi i ngjyrave në afresk prezantojnë copa zemrash të thyera, zemrën e një njerëzimi kaq shpesh të thyer e lënduar, në një mur që përpiqet të tregojë edhe këtë, – shton Barone. (Fotot; Flickr)

Nuk është shumë e qartë nga pamjet nëse të dua është shkruar edhe në gjuhën shqipe, por pamjet mbetet të shihen me vëmendje, ndaj ju ftojmë t’i shikoni dhe më poshtë te komenti, të na e përshkruani dhe se ku ndodhet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit