

Gëzojini të afërmit tuaj Eagle me një rimbushje në shtetin ku jeni
Mendoni se sa me vlerë dhe domethënëse do të ishte një rimbushje e celularit nga të afërmit tuaj jashtë Shqipërisë, sado e vogël të ishte ajo. Tashmë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi që të gëzojnë të afërmit e tyre në Shqipëri me rimbushje të numrave celularë Eagle me parapagesë nga më shumë se 450 mijë pika shitjesh në 20 vende të botës, si dhe direkt nga interneti. Gjithashtu, edhe abonentët Eagle që janë në Roaming jashtë vendit do të kenë mundësi të rimbushin celularin.
ALBtelecom dhe Kompania Ndërkombëtare e Rimbushjeve Elektronike ezetop kanë anonçuar zyrtarisht marrëveshjen dypalëshe që mundëson këtë shërbim unik në Shqipëri për përdoruesit shqiptarë.
Z. Orkunt Yozgat, Drejtor i Grupit të Marketingut (CMO) në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, theksoi se: “Ne po veprojmë në interes të klientëve tanë dhe po punojmë për t’u ofruar atyre mënyra të thjeshta, të besueshme dhe të leverdisshme pagese për shërbimet celulare dhe gjithashtu tu mundësojmë atyre që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit të mbështesin miqtë e tyre dhe të afërmit duke dërguar rimbushje në celular”.
Ndërsa Z. David Shakleton, Drejtori Komercial i ezetop tha: “Ne jemi të kënaqur nga bashkëpunimi që do të bëjmë me Eagle Mobile. Ne kemi një kërkesë të lartë për shërbimet rimbushëse ndërkombëtare në Shqipëri. Unë jam i bindur se me këtë marrëveshje do të përfitojnë shumë njerëz që jetojnë në vende të ndryshme. Si për të mbajtur kontaktet me të afërmit në Shqipëri, si për abonentët e Eagle me parapagesë që udhëtojnë jashtë vendit”.
Me këtë shërbim të ri ALBtelecom dhe Eagle Mobile synon të mundësojë për ata që jetojnë dhe/ose punojnë jashtë vendit, rimbushje të llogarisë së numrit celular me parapagesë të miqve dhe familjet e tyre që kanë në Shqipëri, si dhe për ata që janë për vizitë jashtë shtetit të mos mbeten pa rimbushje gjatë pushimeve apo vizitave të tyre jashtë.
Eagle Mobile është operatori i parë që ofron këtë shërbim në Shqipëri. Ky kanal rimbushës ndërkombëtar do të jetë i mundur në dy mënyra: Nëpërmjet platformës online www.ezetop.com që mundëson shërbim nga e gjithë bota, si dhe përmes rrjetit të shitjes me pakicë në vende të ndryshme të botës. Rimbushja elektronike top-up nga jashtë shkon direkt në llogarinë celulare të përdoruesit Eagle dhe mund të përdoret menjëherë nga marrësi. Dërguesi mund të informohet me saktësi rreth rimbushjes që do të bëjë.
Sistemi ndërkombëtar i rimbushjes elektronike ezetop me qendër në Dublin (Irlandë), është grupi më i madh dhe me rritjen më të shpejtë ndërkombëtare, i fokusuar në rimbushjet ndërkombëtare dhe ato online në celular. ezetop ka gjithashtu seli rajonale edhe në Amerikën e Veriut (Miami, SHBA), Evropë (Barcelona, Spanjë) dhe Lindje të Mesme dhe Azi (Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





