





Lauren Marbe përveçse është një vajzë e bukur është edhe tepër e zgjuar.
Adoleshentja është cilësuar si një ndër njerëzit më të zgjuar, pasi u zbulua se ajo ka një koeficient inteligjence më të lartë sesa Albert Ajnshtajn.
16-vjeçarja e cila jeton në Lougtoh, Essex ka habitur mësuesit pas publikimit të rezultateve të testit, ku ajo kishte marrë 161 pikë, raporton noa.al.
Adoleshentja preferon të vishet bukur dhe gjithashtu parapëlqen të marrë pjesë në të gjitha festat e organizuar nga miqtë e saj.
Sakaq nga rezultatet e testit ajo rezultoi me koeficient më të lartë inteligjence në krahasim edhe me profesorin e njohur Stephen Hawking dhe Bill Gates, të cilët kishin 160 pikë.
Vajza, e cila jeton në Loughton, Essex shprehet se në momentin që është informuar për këtë rezultat është ndjerë e lumtur.
16-vjeçarja është bërë pjesë e shoqërisë ndërkombëtare “Mensa”, ku përfshihen personat me koeficient të lartë inteligjence në planet.
Disa nga njerëzit me koeficient inteligjence të lartë
Charles Dickens – 180
Dr. David Livingstone -170
Charles Darwin – 165
Stephen Hawking – 160
Quentin Tarantino – 160
Bill Gates -160
Sharon Stone -154
Bill Clinton -145
Shakira -140
JFK -119
Andy Warhol -86
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





