Transmetuar më 10-02-2013, 23:18

Të zotërosh ishullin tënd ideal mund jetë e paarritshme financiarisht, pro ekspertët e rrjetit hotelier Mr & Mrs Smith kanë hartuar një listë me 10 udhëtimet më ekzotike drejt ishujve privatë ku ju mund të ndjeheni si të ishit mbretërit e botës tuaj të vogël dhe Reuters ka përgatitur këtë raport që noa.al ju sjell më poshtë bashkë me fotot përkatëse:

1. Largim romantikRezorti Privat i ishullit Matangi, Ishujt Fixhi

Në një stil Robinson Crusoe përzier me pak romancë, ishulli privat Matangi në Fixhi ju ofron 12 vileta të ngritura në pemë dhe të tjera në plazhin e artë. Bregdeti i qetë dhe ujërat e kristaltë kanë të gjithë elementët e një largimi luksoz. Kthina e rezortit ju opfron shportën me ushqime të përgatitura që ju mund t’i merrni drejt plazhit përrallor të gjirit Horseshoe Bay.

2. Relaksim ekologjik

Ishulli privat Song Saa, ishujt Koh Rong, Kamxhodia

Australianët Rory e Melita Hunter kanë krijuar ishullin privat Song Saa në Kamboxhia si për të punësuar komunitetin lokal ashtu dhe për t ndihmuar në qëndrueshmërinë e bregdetit koralor me anë të programeve të sensibilizimit. Dhe pas ndjenjës ambjentaliste, vijnë kasollet e vogla turistike me luksin e tyre minimal ashtu si dhe të tjera prej guri me pishinat e tyre të fshehura nëpër xhungël. Zhytjet në bregdetin koralor, trajtimet lokale trupore dhe ushqimi i detit janë vetëm disa nga traditat e Spa Sanctuary.

3. Aventurë nënujoreAmanpulo, Ishulli Pamalican, Filipine

Gjetja e një hapësire të izoluar me rërë të bardhë nuk është e vështirë në zonën e hotelit Amanpulo në ishullin privat Pamalican. Nga 40 dhomat dhe 11 viletat e tij, 29 janë të tipit Beach Casitas vetëm disa hapa larg ujit, ku gjiri koralor mban thesare shumëngjyrëshe për të parë dhe peshq të po kësaj bukurie. Këtu do të gjeni dhe instruktorët e zhytjes në qendrën PADI. Në këto ujëra ju do të notoni me breshkat e detit dhe tufat e gjera të morenave, e më p[as do të s’lodheni në barin Kawayan Bar me kokteje të frutave lokale.

4. Largim i plotëRezorti Tikehau Pearl Beach, Tuamotus, Polinezia Franceze

Luksi i zbathur nuk mund të vijë më mirë sesa në këtë tokë të dielltë koralore, veçanërisht ëpr ata që duan të ruajnë pka kontakt me punën, miqtë dhe botën reale. Hoteli me 37 dhoma i rezortit Tikehau Pearl Beach në Tuamotus ka një lidhje interneti, por kjo uk mund të krahasohet me rërën ngjyrë rozë dhe barin në lagunën Tianoa. Kjo është Polinezia Franceze prandaj restoranti i hapur Poreho Restaurant ka një menu të përzierë me specialitetet franceze dhe klasiket e lokalitetit.

5. Parrot Cay, Turks & Caicos, Karaibe

Ndoshta ju mund të shihni dhe Demi Moore në hidromasazhet e Shambala apo Paul Mçartney duke lexuar pranë pishinës, sepse emrat e njohur e adhurojnë hotelin e Parrot Cay by Como në ishujt Karaibe, hoteli i vetëm në ishullin prej 100 hektarësh. Ndërtesa elegante me 70-dhoma është e gjitha e abrdhë me krevate katër-kollonësh me pamje nga deti, dhe ka qenë streha e preferuar e emrave si Bruce Ëillis e Donna Karan.

6. Cayo Espanto, San Pedro, Belize

Një ishull i vogël në oqeanin pranë Karaibeve, ishulli privat i San Pedro ka një kompleks viletash super-private në kompleksin Cayo Espanto , Belize . Secila mbulohet nga pemët e palmave me një pishinë private (përveç Casa Ventana, e cila qëndron në det me spirancën e vet), dhe ju mund të qëndroni gjithë ditën në krevatet lëkundës, teksa ‘gjuetari’ do të vrasë për ju kafshën e preferuar për të ngrënë. Atë më pas e përgatit shefi i kuzhinës Patrick Houghton dhe shërbehet për ju kudo që të ndodheni në ishull, duke përfshirë edhe gucat e fshehura të rërës ku nuk ju gjen askush.

7. Ishulli Naladhu, South Malé, Maldive

Në një moment dëshironi largimin kurse tjetrin dëshironi të zbavisni njerëzit që shikojnë nga pishina, prandaj hotel Naladhu në ishujt Maldive është tamam për ju, me 19 villat që shikojnë nga deti ose nga laguna, me pishinat private dhe vaska gjusmë-alfresco. Jashtë në plazh, do t gjeni hije në cabana-t e kashtës, duke drekuar në rërë. Naladhu është një prej ishujve në pronësi të Anantara dhe nëse dëshironi më shumë gjallëri barkat ju transportojnë në Anantara Dhigu e Veli, ku ju presin tetë retorte të tjera.

8. Admiruesit e NatyrësIshulli privat Frégate, Ishujt Seishell

Teksa të gjithë ishujt privatë mburren me valët e tyre të larta por ata më të velgjëlit ju sjellin një shije të botës së egër me vegjetacion tropikal dhe florë e faunë të mahnitshme, siç është fjala për ishullin privat Frégate në Seychelles . ky shkëmb graniti që del nga oqeani paqësor ka një kompleks turistik me 17 vileta, secila me pishinën private, dhe shumë pranë plazheve sublime të ishullit. Pranë brigjeve mund të shokni në habitatin e tyre natyral kafshë të rralla pulëbardhat robin dhe breshkën gjigante të ujit Aldabra. Goja do t;ju mbetet hapur edhe po të zhyteni nën sipërfaqen e ujit, për skenën nënujore shumëngjyrëshe të Frégate.

9. Ishulli Lizard Island, Bregu i Madh Koralor, AustraliLëreni portofolin dhe kartën e kreditit në dhomën e hotelit Lizard Island në Bregun Koralor pasi gjithçka do të jetë e përfshirë në çmim, që prej mjeteve të zhytjes deri tek kokotejlet e barit Osprey. 40 vileta janë shpërndarë në ishull përgjatë 27 plazheve romantike, brigjeve koralore dhe pemëve të eukaliptit. Freskohuni në pishinën private ose merrni barkën me motor drejt plazheve të tjera të pashkelura, për çdo lloj aventure që mund të mendoni.

10. Amanwana, Ishulli Moyo, Indonezi

Hoteli ideal Amanwana në ishullin Moyo është vetëm një udhëtim i shkurtër nga Bali por mjaftueshëm privat sa që ju të ndjeheni shumë shumë larg. Njëzet tenda xhungle të stilit safari, dhe të tjera me veshje druri dhe dekorime romantike. Gjeni kohën për të ndalur në qendrën e trajtimeve trupore në xhungël ku gjatë masazheve mund të shihni të kalojnë dhe drerët karakteristikë Rusa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit