Transmetuar më 03-02-2013, 01:50

Përse të paguani për një maskë fytyre kur ju mund ta bëni vetë me përbërës natyror që gjenden në kuzhinën tuaj?

Ndryshe nga produktet komerciale të cilat shpesh përmbajnë kimikate ose aroma artificiale, maskat e bëra në kushte shtëpie janë shumë të sigurta dhe shumë ushqyese për lëkurën tuaj.

Askush nuk e njeh më mirë se ju lëkurën e fytyrës tuaj. Po ju vijmë dhe ne në ndihmë duke ju dhënë dy lloje maskash për dy llojet të ndryshme lëkure.

Për fytyrë të yndyrshme

E bardha e vezës është e pasur me proteina, e cila forcon poret e lëkurës dhe thith vajin e tepërt si dhe i jep fuqi lëkurës për trajtimin e puçrrave.

Marrim një të bardhë veze e përziejmë. Shtojmë 1 lugë çaji lëng limoni dhe i përziejmë bashkë. Përzërja vazhdon derisa të kemi marrë një masë homogjene.

Aplikojmë maskën në fytyrë të pastër duke e shtrirë njëtrajtësisht në të gjithë fytyrën dhe duke shmangur sytë.

Mbajeni këtë maskë për 10 deri në 15 minuta ose kur ajo fillon të plasaritet.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Për fytyrë të thatë

 Kjo maskë depërton thellë në lëkurë dhe largon qelizat e vdekura.

Kombinimi i lëngut të limonit më ujin e detit të kripur jo vetëm që ka një erë të mirë, por është ilaç shumë i mirë për rinovimin e lëkurës

 Përbërësit:

-Lëng limoni

-ujë deti

Përgatitja:

Annie Berthold, autor i librit “ Baza më të mira për shtëpinë” rekomandon kombinimin e ¼ filxhan ujë deti me lëng limoni. Varet nga ju nëse doni përzierje të trashë ose të lëngshëm, kështu që shtoni lëng limoni në përputhje me rrethanat.

 Kujdes: Para se të aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj, lajeni atë duke larguar të gjitha papastërtitë dhe mbetjet e tualetit pastaj fshijeni me peshqirë të pastër.

Aplikoni këtë maskë, duke shmangur zonat e ndjeshme. Te sytë vendosni 2 feta trangulli të freskët

Relaksohuni dhe lëreni maskën për disa minuta.

Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

n.k.noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit