

Nga Gëzim Llojdia
Konstandini i trio vlonjate u largua nga kjo jetë në moshën 84-vjeçare. Quhej Konstandin Thana dhe ishte i treti i trio vlonjate. Grupi i famshëm popullor vlonjat përbëhej nga Reshat Osmani, Meliha Doda dhe Konstandin Thana.
Identifikuar në këtë qytet, në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate, trion e Konstadinit, Melihas dhe Reshatit? Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh, lebërit kur bëheshin tre këndonin, ndryshe s’kishin ç’të bënin. Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike. Kjo traditë që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshta i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i paindetifikuar, mënyrën më të mirë, të thjeshtë, të shkurtër, pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qenë edhe një mënyrë për të provuar, mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore. Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha Doda e ka bërë kështu:
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe”, thotë Meliha Doda.
Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur.
Në përmasat e kohës, kur erdhi në jetë, trio-vlonjate u gjet në një terren të përshtatshëm, gati prush e flakë mund të quhet në gjuhën vëndase. Një “kohë e urie”, për shpirtin varfanjak, ndihej për këngën qytetare vlonjate. Këngën popullore qytetare të këtij lloji, shoqëruar me instrumente popullor, që u përhap dhe rrugë nisi me të vërtetë një traditë të bukur. Ishte llohë dimri, gjithsesi nuk mbetej shumë përcaktuese stinëardhja. Rëndësi përbënë, që në jetën e këngës popullore shqiptare u shfaq, lindi ose erdhi trio vlonjate, një grup solid, me zëra harmonik, grup brilant me tre vetë përbërësit e saj. Ardhja e saj është si kohëpritja e zonjës mëmë për të birin, si malli i nuses për burrin, malli i të atit për fëmijën. Koha e trio vlonjate, është në vitet ‘70. Një çerek shekulli më parë në qytetin bregdetar, në sallën e estradës u lind një grup i vogël brilant, i emërtuar thjeshtë dhe qartazi :”trio vlonjate”, por në thelb nënkuptonte treshen e një grupi popullor të këngës qytetare me protagondist: Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani. A ndihet sot, silueta e trios vlonjate në këtë kohë rroku e gjithfarë rryme muzikore? Specialistët shprehen se triot nuk para vijnë shpesh, si punë yllnajash vijnë sjellin ndriçimin e tyre, zhduken. Në të vërtetë edhe poezia, kënga pra ai frymëzimi një burim e kanë prej andej nga qiell-hapësira e pamatshme. Ndoshta ajo nuk erdhi me të qara me zhurmë si çdo ardhje në jetën tonë, por e ëmbël, e ngrohtë, befasuese, frymëzuese. Kështu e përcaktojnë bashkohësit e saj, ardhjen e këtij grupi si dhe të tjerave të këngës shqiptare të muzikës popullore. 30 vjet pas kohës së trios vlonjate, bashkia e qytetit ka hedhur në letër një ide brilante: Që trio vlonjate të mos harrohet për një mënd të jetë në librin e bashkisë së qytetit ndër emrat e nderuar si:“Qytetar Nderi”. Duke rikthyer në mëndje trion vlonjate dhe muzikën popullore, sot ka një shpërfytyrim të këngës popullore por jo në të gjitha rastet, por në të shumtën e gjërave kënga e këtij lloji mbrrinë me rrëmujë e zhurma herë e kopjuar nga fqinjët herë e vjedhur diku më larg, por sa dhimbje ndjen, o Zot sa nervozë bëhesh kur shpirti që kërkon muzikën e bukur tabanin e tij po rrëshqet, më ankohej një kompozitor i këtij qyteti.
Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht, po shembet përpara teje si një ngrehinë e tërë, shkrumb e hi, ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën mbeten të papërsëritshëm, ato këngë, melodi plot nur e hire, ëmbëlsisht si mjalti, bukurisht si bukuria, që nuk dihej nga cili element i shpirtit krijues ishin krijuar muzikalisht duken se s’po na mbrijnë siç i prisnim vetëm të sjellura të përpunuara pa origjinalitet.
35 vjet më parë
Kështu 35 vite më parë, nën grinë e qytetit detar, nën erën e jodit, por pa e ndryshuar grafikën e ekzistencës së tij, u ngjiz një grup muzikor, i vetmi me tre pjesëmarrës të zgjedhur. Ishte trio vlonjate, lindur mes lotëve, melodive dhe poezisë së bukurisë. 35 vjet më parë, ”diagrami i grupeve muzikor”, pësoi një lëvizje jashtë të zakonshmes, ishte tregues domethënës, për shpirtëra, që hapësira kërkonin, a ndoshta më bëhet ta quaj një soj eklipsi, por i hënës muzikore! Tre emra të një grupi si trio vlonjate. Meliha, Konstandin, Reshat. Në një segmentim të këtij grupi gjenë, 2 zëra burri dhe të një zë femre. Një kombinim i gjetur lehtësisht në tabanin e popullit, në folkun labë. Mbi këtë gjurmë u muar referimi rreth një pike të vetme. Trio vlonjate erdhi, jetoi ndoshta mbi 30 vjet, rrugë e ngjeshur . U shfaq si vegim boreal tek ne, por ende e pazbuluar mbetet qëndrushmëria e këngëve të tij, këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë për këngëtarët rinjë. Po përpunojnë tharmin thua! Por deri më sot nuk ka asnjë këngëtarë a grup nga këta të sotmit të zhurmës, që të ketë bukurin e trios dhe ëmbëlsin e zërit të Meliha Dodës. Por në të ardhmen se përjashtojmë këtë mundësi. Ndonëse trio po furnizion ritmikisht këngëtarët e sotme, që kanë marrë dhe po marrin këngë të trios vlonjate, për repertorin e tyre.
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe.
Istref Dobi:. Në cdo festival qyteti dhe të rretheve, ne kemi nxjerr trio vlonjate, kështu emërtohen kjo mënyrë e të kënduarit nga tre vetë, shprehen drejtuesit e këtij pallati kemi dërguar trio vlonjate, por ato nuk kanë rezultuar kaq të suksesshme sa trio e pavdekshme e Melihas, Konstandinit dhe Reshatit. Janë bërë madje përpjekje për të ringritur këtë degë të folkut, por realiteti ka rezultuar se ka qenë i pamëshirshëm, trio janë haruar menjëherë, ose këto trio kanë kopjuar këngët e trios së famshme dhe dihet, që kopja nuk mbahet mend, përpara origjinalitetit, finesës, bukurisë, dhe ëmbëlsisë së këngëve qytetare vlonjate që krijoi trion e parë në vend. Ndoshta thonë specialistë, kjo trio kishte vendin e saj dhe kohën e saj, kur kapi lartësit e saj. Përmallshëm është pritur si retë e shiut, apo vrapi i erës në pranverë, trio por ato asnjëherë nuk shpresojnë në ato përmasa të trio së parë vlonjate. Në çdo festfolku është tentuar, kemi dërguar trio, më shpjegoi drejtuesi, publiku e priste atë si deti publëbardhë, brigjet valët dëshmitare, por trio e kësaj kohe nuk u ngjitet më. Koha e saj ishte një brazdë vitesh, që pati si kurbaturë, lindjen, pikën e suksesit, trio filloi me vitet ’80, moshën dhe ndjeu shpërbërjen. Në hapësirat e folkut ajo ishte pjesa më e kthjelluar, shenjë e veçantisë së këtij folku qytetar. Në gjelbërimin e këngëve, le të cilësohet tërfili me katër fletë më i veçanti. Në bukurin e saj me yjet, meteor kënge.
Casti i përhumbjes hyjnore –ose magjia shpirtërore
Pas lindjes së idesë erdhi krijesa e parë e ngjizur në pentagrame muzikore. Shfaqjen e këngës së parë të trios, Meliha e sjell në kujtesë se: “Kënga e parë e trios vlonjate është: “Ku këndojnë zogat o”. Është një këngë me një vijë melodike të mrekullueshme. Burimi i saj ishte marrë nga fshati mbi qytet me traditë dhe histori, Kaninë.
Gjurmuesi e kërkuesi Reshati
Por promotori i trios ishte Reshati. Reshat Osmani në pjesën më të madhe ishte gjurmues, kërkues melodish e motivesh nëpër fshatra ku gjendej tabani i këngës që ishte ngjizur kaq hershën në mëndje e njerëzve që e kishin ruajtur brenda shpirtit. Melihaja e përshkruan në këtë mënyrë:” Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion. Këngët që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobuzi:” Ka ardhur trioja vlonjate?
Këngët e trios në stepat ruse
Në stepa, muzgu përthithte shiun që rigonte. Meliha mbanë mend koncertet në ish republikat ruse të BS. “Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave ruse, ishin nje magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tepër melodioze këngët tona, s’kishin ftohtësin e perëndimit të largët të stepave. Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë himni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Çmim në një festival në qytetin e Durrësit kam kënduar “Jam shqipja e tokës labe”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





