
Të dhënat po ngarkohen...

Pas një fluturimi të gjatë nga Amerika në Australi, aktorja Nicole Kidman mund të falet për gjestin e saj.
Aktorja 45 vjeçare u prit me puthje të zjarrta në aeroport nga i shoqi Keith Urban i cili mbante në krah dy vajzat, por pavarësisht kësaj nuk kurseu puthjet dhe përqafimet e zjarrta në prani të tyre.
Aktorja e cila ka qenë pjesë e jurisë së “American Idol” u kthye pranë familjes për të kaluar disa momente me bashkëshortin dhe dy vajzat, Sunday dhe Rose.
Këto momente u fotografuan nga paparacët, të cilët i përshkruan si një familje ideale.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
