

Nisi si një lojë. Gjatë një feste në Norvegji, Petter Kverneng i kërkon mikes së tij, Cathrine që ta puthte, por kjo e refuzon. Madje i vë dhe një kusht: “Vij në shtrat me ty nëse arrin të marrësh 1 milion Like (pëlqime) në Facebook”.
Pavarësisht se miqve të tjerë iu duk absurde kjo gjë, Kverneg e ka marrë seriozisht sfidën. Ai bëri një foto, sikurse raporton noa.al, ku sqaronte me pak fjalë se çfarë i ka kërkuar e dashura, dhe e hodhi menjëherë atë në rrjetin social.
Brenda më pak se 24 orësh, objektivi u arrit. Të gjithë bënin tifo për atë. “Shoku, – ka shkruar një nga mbështetësit e tij në Facebook, – bëj një dush dhe përgatitu, sepse sonte do të prekësh “parajsën” me një gisht”.
Shakaja e Petter Kverneng tërhoqi dhe vëmendjen e shtypit dhe djaloshi u detyrua të jepte shpjegime se përse e ndërmori këtë nismë. Ai tha se fillimisht “loja” do të ishte vetëm mes tij dhe miqve që ka në Facebook.
Ndërsa vajza ka deklaruar se do t’a mbajë premtimin që i ka dhënë, vetëm se i ka kërkuar që të heqë foton nga Facebook. Por kërkesa e dytë ka qenë e kotë, tashmë fotoja që shihni edhe këtu, ka bërë xhiron e botës. a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





