Transmetuar më 17-01-2013, 16:39

Ayouba-Ali Sihame mori pjesë në lojrat olimpike Londër 2012, për ishujt Comore, por më pas u arratis dhe aktualisht kërkon azil politik për të evituar ekzekutimin e saj.

Ayouba refuzon të martohet me burrin që i kanë gjetur si rrjedhojë e martesave të kombinuara, ndërsa bazuar në ligjin e vendit, për shkak se ka çnderuar familjen parashikohet dënimi me vdekje.

 Vajza thuhet se i ka provokuar skandal familjes dhe për këtë duhet të ekzekutohet, por ajo nuk pajtohet me ligjet e vendit, një arqipelag mes Madagaskarit dhe Mozambikut.

Tashmë 18 vjeç ajo qëndron në Londër me rrezikun për tu dëbuar në shtëpinë e saj, ndërsa ka kërkuar azil politik për t’’iu shmangur dënimit që e pret.

Familja nuk donte që ajo të garonte dhe e ëma e kishte paralajmëruar, “Pas Londrës, duhet të ndalosh sportin, duhet të martohesh dhe kush martohet, nuk mund të garojë”.

Martesa e saj ishte e sajuar, duke u shitur te një burrë 60 vjeçar i martuar edhe me dy gra të tjera.

Në Comore ekziston një ligj i ashpër islamik, që parashikon dënimin kapital për gjithë ato femra që nuk respektojnë dënimin me vdekje.

Në telefonatën e saj të fundit, i vëllai i saj e kishte kërcënuar se do ekzekutohej kur te kthehej.

Për një periudhë kohore ajo qëndroi në Londër, më pas siç raporton noa.al u arratis në Francë për të krijuar një jetë të re, duke siguruar një pasaportë false nëpërmjet një miku.

E bllokuar në Dover në 5 tetor, ajo u arrestua për falsifikim dokumentash, ndërsa u dënua me 8 muaj burg, për tu dërguar më tej në vendin e saj.

Por gjatë kësaj kohe 18 vjeçarja ka kërkuar azil politik dhe tani është në pritje që kërkesa e saj të merret parasysh për motive humanitare, ndërkohë në mbështetje të saj është përfshirë edhe një qendër për emigrantët.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit