Transmetuar më 12-01-2013, 08:39

Tiranë, 12 janar 2013, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë 12 janar 2013.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ish-kreu i SHIK, Klosi: Si u manipulua dosja e Mehmet Shehut”.

Tituj të tjerë janë; “Linja Kombinat-Kinostudion, nis projekti i tramit”.

“Eksploziv me telekomandë vilës 3 katëshe të biznesmenit”.

“Koalicionet, Topi përjashton PD-PS: Rama e Berisha të dëshpëruar”.

“Zëdhënësja e re e PD, Laura Vorpsi: Fotot mi kanë vjedhur, pse më zgjodhi Berisha”.

Gazeta “Shekulli” çelet me shkrimin, Lirohen 9 ushtarakë të misionit në Afganistan”.

Tituj të tjerë janë; “Zbulhet vrasja e Ahsinja Krythës, u krye nga djemtë e të dashurit”.

“Fushata, KQZ ndan 2 milionë dollarë për 7 parti”.

“Pandeli Majko: Tani është im bir që më fton për një birrë”.

Gazeta “Shqip” ka si shkrim kryesor, “Kushërinjtë e Argitës në protestë, ja kush e kërkoi shembjen e pallatit që PD e quan të Lindës”.

Tituj të tjerë janë; "Aleatët e PS: Nuk i duam në koalicion LSI, AK dhe FRD”.

“21 janari, eksperti: Plumbi s’mund të udhëtojë me ashklat”.

“Nëna e 17-vjeçarit të vetëvrarë: Ka shenja dhune”.

“Vrasja e Xhinës, dyshohen dy djemtë e të dashurit të saj”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Intelektualët, peticion Ramës: Voto tre ligjet. Pohimi: Liria jonë nuk ka çmim. Po shihemi si qytetarë të dorës së fundit, këtë nuk e falim dot. Apeli për Ramën: Hiqe pritën, voto 3 ligjet. Në listën e nënshkruesve, emra të njohur në fusha të ndryshme, lista e plotë”.

Tituj të tjerë janë; “Banorët: Të shembet pallati i Lindës, zaptoi lulishten”.

“METE-ERE: CEZ nuk i shet dot aksionet e saj”.

“Hidhet në erë vila-kështjellë, dëmtime të shumta përreth saj”.

“Shpifja e Tahirit konfirmohet dhe në Apel, dënimi mbetet në fuqi”.

“Vetëvarja e Drilonit, familja: Policia i bëri presion psikologjik”.

“Seks me të miturën që njohën në Facebook, dy djem në pranga”.

Gazeta “Shqiptarja.com” vë në fokus kryesor titullin, “Dhunë intelektualëve, PD peticion kundër PS. Zyra e Topallit publikon firmëtarët, artistë dhe intelektualë. Teksti i dokumentit: Mos i bëj pritë anëtarësimit në BE. Teksti i njëjtë me atë të majit 2010 kur firmosën kundër grevës së urisë”.

Tituj të tjerë janë; “Pallati i Lindës”, PD nxjerr administratën në protestë”.

“Sali Berisha: 2013, listën e deputetëve e bëj vetë”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Te sheshi! Te sheshi!…online. Liderët e stilit të vjetër e militantët që i ndjekin shesheve janë drejt perëndimit. Beteja zhvendoset në terrenin online, për të marrë më shumë friends, followers apo like. Por, a po tërheqin politikanët tanë më shumë votues përmes rrjeteve sociale? Lutfi Dervishi, Sokol Balla, Belina Budini e Rrapo Zguro analizojnë trendin e ri të komunikimit të politikanëve dhe sfidat e medias tradicionale në epokën e internetit”.

Tituj të tjerë janë; “Koalicionet, LSI: Vendosim në prill me votë të fshehtë”.

“Ish-ministri peruan kapet në Tiranë, policia: Nuk do të arrestohet”.

“Masakra e monumenteve, kërkohet një roje për të shkuarën”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit