Transmetuar më 31-12-2012, 16:37

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 39 janë plagosur nga një aksident rrugor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane thuhet se drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit si rrjedhojë e rrugës së akullt duke rënë në 30 metra thellësi në një greminë pranë Pendleton, në Oregon.

Shoferi i autobusit siç raporton noa.al mbeti i plagosur rëndë ndaj dëshmia e tij nuk është marrë ende.

Mësohet se autobusi kthehej nga Las Vegas në Vancouver në shtetin e Washington.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit