
Të dhënat po ngarkohen...







Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve po përgatiten për të pritur Vitin e Ri 2013, në Zelandën e Re, viti i ri ka mbërritur zyrtarisht.
Në Aukland fishekzjarret shënuan nisjen e vitit të ri për këtë shtet. Sakaq në zemër të Paqësorit në ishujt Kiribati dhe Samoa mesnata ka kaluar, ndërkohë që në Shqipëri shënonte ora 11.00.
Pamje nga festimet ne Australi
Rreth orës 14.00 me të tonën viti i ri u festua edhe në Australi, ku një spektakël i vërtetë fishekzjarresh, i uroi vitit të ri, mirëseardhjen.
Kujtojmë këtu se edhe në Shqipëri qytetet ziejnë nga përgatitjet, ndërsa viti i ri tek ne mbërrin pas disa orësh.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
