Transmetuar më 31-12-2012, 12:30

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet si një nga personazhet më të dashura të reality televizive, aq sa në vitin 2012 Forbes e përfshiu në 100 personazhet më të fuqishëm në botë.

Tashmë Kim Kardashian është në pritje për tu bërë nënë. Ky lajm u publikua nga i fejuari i saj, i cili së shpejti do bëhet baba, Kanye West.

Reperi publikoi lajmin në koncertin e tij në Atlantic City, ku u komunikoi fansave lajmin e bukur.

Zërat që Kim ishte shtatzënë siç raporton noa.al qarkullonin prej ditësh dhe më në fund këngëtari konfirmoi lajmin para më shumë se 5 mijë fansave.

“Tani ndalni muzikën, bëni festë për nënën e vogël”, deklaroi West para fansave të tij.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit