Transmetuar më 30-12-2012, 10:51

Vlorë, 30 dhjetor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- Policia kufitare në portin e Vlorës ka zbuluar 12 kilogramë lëndë narkotike e cila ishte destinuar për në Itali.

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se gjatë zbatimit të procedurave standarde për kontrollin e mjeteve dhe pasagjerëve që do të imbarkoheshin në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, gjatë kontrollit në një makinë tip Ford Fokus me targa AA 995 FG u zbulua lënda narkotike.

Nën drejtimin e saj ndodhej 64 vjeçari Landi Tartanaj me banim në Fier, i dënuar më parë për trafik droge, ndërsa bashkë me të ndodhej edhe e shoqja me iniciale K.B.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 22 pako me cannabis sativa, të cilat ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit, me peshë totale 12 kilogramë.

Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të Tartanaj i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit