Transmetuar më 29-12-2012, 16:19

Bulqizë, 29 dhjetor 2012, NOA- Një fëmijë ka humbur jetën mesditën e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në "Rrugën e Arbrit", kur një automjet tip furgon përplasi një fëmijë rreth 12-vjeç, i cili ka vdekur në spitalin e qytetit për shkak të plagëve të rënda, raporton noa.al.

Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit me targa të Dibrës dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit