Transmetuar më 29-12-2012, 12:25

Beograd, 29 dhjetor 2012, NOA – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka vënë si kusht për takimin heqjen e përmendores së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit në Preshevë.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka vënë dhe një afat për heqjen e saj. Sipas tij, data e fundit për heqjen e saj nga Presheva është 17 janari.

“Përmendoren do ta heqin vetë shqiptarët. Nëse ata nuk munden ose nuk duan, atëherë do ta largojë qeveria. Nuk do të shkoj në Bruksel nëse ajo përmendore nuk hiqet”, ka thënë Daçiç për gazetën beogradase “Blic”.

Sipas tij, përmendorja është provokim, pasi "ka tendenca të tregohet se autoriteti i Serbisë nuk kontrollon pjesë të territorit të saj".

Një ditë më parë për ketë çështje ka reaguar dhe Presidentit Tomislav Nikolic. Në një intervistë për medien serbe, ai u shpreh se do të ishte vet në krye të kolonës që do të prishte memorialin, nëse do të kërkohej një gjë e tillë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit