Transmetuar më 28-12-2012, 21:27

Edhe kur nuk është në skenë ajo bie në sy me veshjen e saj. Jennifer Lopez e veshur me xhinse, bluzë të zezë dhe pellush, është fotografuar në shëtitje me binjakët e saj, e shoqëruar nga i dashuri Casper Smart.

Këngëtarja 43 vjeçare e ka shoqëruar veshjen e saj me syze optike, ndërsa mbante për dore djalin dhe Casper vajzën.

Tamam si një familje ata mbajnë në duar edhe një çantë shoping, si fryt i blerjeve të tyre.

Fëmijët e saj binjak Max dhe Emme janë të kombinuar deri në detaj, ndërsa më sport duket 28 vjeçari Casper, i cili është 18 vjeç në i vogël se e dashura e tij.

 Në koncertin e saj të fundit në San Juan, JLo kishte marrë me vete fëmijët Max dhe Emme ndërsa vetë kërcente me Casper në skenë, e veshur me një formë thuajse të tejdukshme.

Në periudhën e fundit të aktivitetit të saj, fëmijët e 43 vjeçares janë parë kudo, ku nga skena ata shihen bashkë në lokale, pishina e gjithkund.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit