Transmetuar më 28-12-2012, 20:59

Në atmosferën festive është bërë traditë që në tavolinë të vihen dekore të kuqe, si shenja fatsjellëse për vitin që po vjen.

Këshillat antike thonë se duhet hedhur një gjë e vjetër për ti bërë vend diçkaje të re. Por jo të gjithë e dinë që edhe në tavolinë janë disa fruta dhe perime që përdoren për të sjellë fat gjatë vitit që vjen.

Gruri është fatsjellës pasi sjell bollëk, ndaj nuk duhet të mungojë në një cep të tavolinës. Orizi është gjithashtu një pjatë që nuk duhet të mungojë, ashtu sikundër dhe shega.

Janë të shumtë vendet që vendosin në tavolinë sallatë jeshile dhe perime në shenjë të pasurisë dhe shëndetit. Mes frutave që sjellin mbarësi dhe mirëqenie janë mandarinat, rrushi, fiqtë por edhe pak mjaltë.

Për të përzënë fatin e keq, është e nevojshme që në tryezë të jenë specat djegës por edhe disa gështenja.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit