

Duket se tashmë ka ikur koha e këpucëve. Dhe dimri përballohet vetëm me çizme. Për të qenë sa më elegante, por edhe të mbrojtura prej tij në të njëjtën kohë.
Çizmet sipas ekspertëve të modës, i bëjnë femrat që të duken më shik dhe në koherencë me modelet e fundit të të gjitha llojeve të veshjeve dimërore, duke nisur që nga palltot dhe përfunduar tek fustanet e trashë.
Modeli më tradicional dhe i parapëlqyer?
Sipas tyre, është ai i çizmeve me formën “U” në majën e tyre dhe me takë të sheshtë. Në dukje tepër të thjeshta, ato paraqesin një finesë të çuditshme teksa ecni dhe shkojnë zakonisht me të gjitha stilet e veshjeve, që nga fundet, pantallonat apo edhe xhinset.
Modeli më modern?
Ai i lëkurës që përzihet me pak kastore apo copë dhe mjaft aksesorë metalikë.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





